Marjus Dema, i cili i mori jetën shokut të tij Mehmet Qema teksa po qëndronin në një lokal në lagjen “5 Maji” në Tiranë, ka dalë sot para gjykatës. Ai dhe miqtë e tij dhe të të ndjerit, të cilët akuzohen për moskallëzim krimi, kanë dalë kokulur para gjykatës.
Pak para se të humbte jetën, Mehmet Qema i bëri me shenjë shokut të tij, Marjus Dema që të largojë armën.
Por 28-vjeçari vijoi të luante, derisa arma u shkrep dhe i mori jetën. Përveç Marjus Demës që u vetëdorëzua disa orë pas krimit, u vetëdorëzuan edhe shokët e tjerë që gjendeshin së bashku me ta përtej orës policore.
Marjus Dema u dorëzua vetë në Policinë e Tiranës pas negociatave mes uniformave blu, dhe avokatit e familjarëve të tij. Ai ka qëndruar i fshehur që prej mesnatës kur dhe ndodhi krimi në një lokal në lagjen “5 Maji” në Tiranë.