Golashënuesi i vitit, “France Football” lançon çmimin “Gerd Myller”

Vinë risi në botën e futbollit. Jo vetëm Topi i Artë, trofeu Kopa dhe çmimi Lev Yashin, që nga ky sezon “France Football” do të lançojë edhe çmimin “Gerd Myller”.

Lajmi që qarkullonte prej kohësh është konfirmuar orët e fundit edhe në profilet zyrtare të revistës së famshme franceze. Që nga ky vit, do të jepet një çmim më shumë. Trofeu, që i dedikohet ish-sulmuesit të njohur gjerman, do të jepet për golashënuesin më të mirë të sezonit, atë që do t’ia dalë të shënojë më shumë gola në ndeshjet zyrtare përgjatë vitit me fanellën e kombëtares dhe atë të klubit.

Trofeu “Gerd Myller” do të vlerësojë sulmuesin më të mirë që ka shënuar më shumë gola për klubin dhe kombëtaren në ndeshjet zyrtare të sezonit të mëparshëm. Gerd Myller ka qenë një ndër lojtarët më të mirë gjermanë të brezit të tij, duke fituar edhe Topin e Artë 1970″, lexohet në profilin e “France Football”.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *