Tentoi të trafikonte 1 ton drogë drejt Greqisë, jepet vendim me 10 vite e 8 muaj burg për 58-vjeçarini

Gjykata e Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar la dje në fuqi dënimin për 10 vjet e 8 muaj burg të vitit 2021 për 58-vjeçarin Bashkim Murataj.

Murataj akuzohej sepse tentoi  të trafikonte  1 ton drogë drejt Greqisë. Sipas SPAK, në shkurt të vitit 2019 të pandehurit Adrian Sako, Zija Hidri, Bashkim Murataj dhe Gentjan Ramadani, nën drejtimin dhe organizimin e grupit të strukturuar kriminal nga ana e Bashkim Murataj kanë tentuar të trafikojnë 104 thasë të mbushur me 1 ton kanabis, nëpërmjet pikës kufitare të Kapshticës.

Vendimi:

“Komunikohet në mënyrë të përmbledhur se, më datë 09.09.2022, në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, është shpallur vendimi lidhur me çështjen penale nr. 34 akti, datë 17.03.2022 regjistrimi, në ngarkim të të pandehurit Bashkim Murataj, ku trupi gjykues i Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, i përbërë nga gjyqtarët Igerta Hysi, Engert Pëllumbi dhe Lutfije Celami, vendosi: Lënien në fuqi të vendimit nr. 72, datë 22.11.2021 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, thuhet në vendim

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *