Një tren pasagjerësh ka goditur një tren mallrash në afërsi të Novskës së Kroacisë. Sipas raportimeve dyshohet se ka shumë të lënduar si shkak i kësajë përplasje.
Sipas informacioneve të para, kanë mbetur të vdekur pesë persona duke përfshirë makinistin dhe konduktorin.
Ndërkohë që të gjitha shërbimet emergjente janë në terren dhe po u ndihmojnë të lënduarve.
Njoftimi:
“Rreth orës 21:35 është marrë njoftim se një tren pasagjerësh ka goditur një tren mallrash të ndalur në qytetin e Rajicit. Të gjitha shërbimet emergjente janë në terren dhe po u ndihmojnë të lënduarve”, njofton PU i Sisak-Moslavinë.
Kryeministri kroat, Andrej Plenkovic raportohet se ka dalë në vendin e ngjarjes pasi ka marrë informatën rreth aksidentit mes dy trenave.