Njohja e patentave me Italinë/ Përfundojnë procedurat e marrëveshjes. Ja kur hyn në fuqi…      

Të gjithë shqiptarët që duan të punojnë si shoferë në Itali, tani nuk do të kenë nevojë që të bëjnë një kurs në shtetin përtej Adriatikut, pasi patenta e marrë në Shqipëri, do të ketë vlerë edhe aty.

Sipas informacioneve zyrtare, kanë përfunduar tërësisht procedurat e brendshme nga pala italiane, lidhur me marrëveshjen për njohjen e ndërsjellë të lejeve të drejtimit mes Shqipërisë dhe Italisë.

Mësohet se kjo marrëveshje, e cila është miratuar kohë më parë nga qeveria shqiptare, do të hyjë në fuqi pas 60 ditësh, më konkretisht më datë 12 korrik 2021, koha e përcaktuar me ligj pas publikimit në fletoren zyrtare.

Marrëveshja për njohjen e ndërsjellë të lejeve të drejtimit mes dy vendeve u dakortësua më 12 mars gjatë vizitës së Ministres për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, në Itali.

Ndërsa më datë 17 mars, marrëveshja u firmos në Tiranë mes Ministres Xhaçka dhe Ambasadorit italian në Shqipëri, Fabrizio Bucci.

/Priza.al/

 

 

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *