Mediat amerikane kanë raportuar që prej ditësh zjarrfikse po luftojnë flakët në Kaliforni po përgatiten të ndërhyjnë në orët e ardhshme për rrëshqitjet e dheut dhe përmbytjet e shkaktuara nga një stuhi që po afrohet.
Numërohen dëmet dhe viktimat nga zjarret Fiarview dhe Mosquito, stuhia tropikale Kay, e cila mbërriti në Meksikë të enjten pas një uragani, po lëviz drejt Kalifornisë dhe Arizonës.
Meteorologët nga Shërbimi Kombëtar i Motit thanë se sasia e shiut mund të arrijë deri në 18 cm shi në zonën përreth zjarrit Fairview, duke krijuar rrezikun e përmbytjeve të shpejta dhe rrëshqitjeve të baltës në zonat ku toka e djegur nuk mund të thithë rrebeshin e papritur.