Një grabitja e dhunshme është regjistruar në Malia në Greqi ku pre ra familja e Lambrinos, i cili është kryebashkiakun Nikiforos Lambrinos por ka qenë edhe biznesmen mësohet se katër shtetas shqiptarë kanë grabitur banesen e kryebashkiakut duke arritur të marrin në total 30 mijë euro, para kesh dhe bizhuteri.
Sipas mediat greke thuhet se Lambrinos, gruaja dhe vajza e tij ndodheshin në banesë kur katër persona, të cilët dyshohet se janë shqiptarë, u futën brenda dhe i kërcënuan duke i vënë armën në kokë.
Familjarët rrëfyen për ngjarjen duke thënë se dy nga autorët mbanin kapuça që mbulonin të gjithë fytyrën, ndërsa dy të tjerët mbanin kapuça nga xhupet që kishin veshur, si dhe maska mjekësore. Fillimisht ata hynë në dhomën e 25-vjeçares Fotini, e cila u tërhoq zvarrë. Pikërisht, ulërimat e vajzës zgjuan çiftin Lambrinos. Edhe këta të fundit ranë në duart e grabitësve.
Të tre anëtarët e familjes u lidhën me çarçafë dhe iu mbyllën gojën në mënyrë që ata të mund të vidhnin pa u shqetësuar.
Familja e kryebashkiakut rrëfejnë se kanë dëgjuar biseden e autorëve dhe ata dyshojnë se ata janë shqiptarë. Tashmë hetimet kanë nisur dhe kamerat e sigurisë që ka shtëpia e zyrtarit janë çelësi për të zbardhur ngjarjen.