Një makinë është përfshirë nga flakët e zjarri mesditën e së premtes, teksa ishte në lëvizje në Heraklion të Kretës .
Sipas mediave greke në automjet ndodheshin, shoferi, nëna, dy fëmijë të mitur dhe vjehrra e saj.
Fatmirësisht nuk ka mbetur askush i lënduar, por automjeti është shkatërruar plotësisht.
Ngjarja ka ndodhur pranë Manastirit Koudouma.