Një 30-vjeçar i cili ishte kthyer në tmerrin e Cërrikut për vjedhjet në banesa dhe lokale, tashmë është vënë në pranga.
Bëhet fjalë për shtetasin Gezim Alliu, banues në Cerrik. Ky shtetas rezulton të jetë autor i disa vjedhjeve ne banesa dhe lokale të qytetit dhe fshatrave të kësaj bashkie.
Sipas burimeve zyrtare, Alliu ka qenë më herët i dënuar për vjedhje. 30-vjeçari, prej kohësh ishte kthyer në një grabitës profesionist, pasi kujdesej që në çdo rast vjedhje të mos linte gjurmë.