Kishin mbushur furgonin me 42 emigrantë të paligjshëm në Qafë Botë, në pranga dy shkodranët

Policia kufitare në Qafë Botë  ka arrestuar dy persona këtë të Shtunë, pasi do kalonin në mënyrë të paligjshëm emigrantë.

Mësohet se në pranga kanë rënë shtetasit A.B, 43 vjeç dhe F.K, 39 vjeç, të dy banues në Shkodër.

Sipas bluve, shtetasit në fjalë, në vendin e quajtur “Liqeni i Bufit”, u kapën me furgonin mbushur me plot 42 emigrantë të paligjshëm.

Njoftimi i Policisë:

2 operacione policore të finalizuara nga shërbimet e Policisë Kufitare, brenda 24 orëve, për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, kundrejt fitimit, për kalim të paligjshëm të kufirit.Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Xara”.Transportonin kundrejt pagesës, me furgon, 42 emigrantë për kalim të paligjshëm të kufirit, arrestohen në flagrancë 2 shtetas. Të arrestuarit:A. B., 43 vjeç dhe F. K., 39 vjeç, të dy banues në Shkodër, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim, pasi u kapën nga shërbimet e Policisë Kufitare, në fshatin Xarrë, në vendin e quajtur “Liqeni i Bufit”, duke transportuar me një automjet tip furgon, kundrejt pagesës, 42 emigrantë me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit”

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *