Dy autorët e dyshuar të vrasjes së shqiptarit, Xhani Topalli, kanë dalë ditën e sotme para Gjykatës së Rodos.
53-vjeçari dhe djali i tij, 20-vjeç akuzohen për vrasje me paramendim në bashkëpunim. Sipas raportit mjekoligjor, viktima humbi jetën si pasojë e dy goditjeve në kokë.
Ndërkohë disa familjarë të Xhani Topallit janë mbledhur para gjykatës dhe në momentin kur kanë mbërritur dy autorët kanë bërtitur: “Të kalben në burg”.
Raportohet se forca të shumta policie janë mbledhur jashtë godinës për të shmangur ndonjë incident të mundshëm.
Biznesmeni 46-vjeçar ishte zhdukur që prej datës 28 gusht. Trupi i pajetë i tij u gjet pas disa ditësh kërkime. Hotelieri dhe djali i tij pranuan krimin e rëndë, duke treguar me detaje si ndodhi ngjarja. Vrasja e biznesmenit ndodhi për shkak të një borxhi rreth 100 mijë euro që 53-vjeçari i kishte.