Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga grabitja që u kthye në vrasje në Greqi pak ditë më parë. “Protothema.gr” shkruan se, në momentin kur grabitësit mbytën nënën pranë foshnjës 11-muajshe, njërit prej tyre i kishte rënë maska nga fytyra. Në ato sekonda, Karolina ka mundur ta shohë fytyrën e tij.
Në dëshminë e re të bashkëshortit të së ndjerës, janë zbuluar detaje të cilat mund të çojnë policinë në identifikimin e personave që kryen krimin e rëndë.
“Më lidhën mua dhe Karolinën dhe më pas hipën mbi shtratet tona dhe kontrollonin paratë nëpër dollape, në këtë moment njërit i ra maska dhe iu dallua fytyra, Karolina e pa atë. Ai person ishte rreth 30 vjeç, me ngjyrë dhe nuk foli fare gjatë grabitjes. I vetmi moment kur foli ishte në momentin që po dilnin nga shtëpia. Folën një gjuhë që nuk e njoh”.
Pas këtij detaji, policia greke dyshon se një ndër shkaqet që çuan në vrasjen e Karolinës nga grabitësit është pikërisht fakti se ajo i pa fytyrën. Grabitësit menduan se vranë edhe bashkëshortin e saj duke u siguruar që nuk i pa njeri që mund të dëshmonte.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Greqi pak ditë më parë, ku katër persona të cilët shkuan për të grabitur një shtëpi në Greqi, përfunduan duke vrarë një 20-vjeçare, qenin, dhe torturuar bashkëshortin e saj.
Gruaja 20-vjeçare u gjet e vrarë, në papafingo të shtëpisë, pranë krevatit të fëmijës së saj 11 muajsh, ndërsa burri i saj 32 vjeç ishte i lidhur në një karrige në dhomën e gjumit.
Ishte ai që njoftoi Policinë duke i rënë telefonit me hundë, por bashkëshortja kishte ndërruar jetë prej kohësh. Pranë saj ndodhej foshnja, që fatmirësisht është në gjendje të mirë. Policia dyshon se krimi është bërë nga një bandë greko-shqiptare.
/Burimi: Protothema.gr/Priza.al/