Pesë persona kanë humbur jetën në Zelandën e Re pasi një varkë për vëzhgimin e shpendëve u përmbys, ndoshta pasi u përplas me një balenë.
Mediat e huaja raportojnë se 11 persona, kryesisht nga grupi i vëzhgimit të shpendëve, ishin në bord kur anija u përmbys të shtunën në gjirin Goose pranë qytetit të Kaikoura. Policia nuk pranoi të spekulojë se çfarë e kishte shkaktuar aksidentin, duke konfirmuar vetëm përplasjen.
Por, gjatë një konference për shtyp, Craig Mackle, kryebashkiaku i Kaikouras, iu tha gazetarëve se besonte se varka kishte goditur një balenë që dilte në sipërfaqe.
“Kushtet te gjiri në atë kohë ishin “të përkryera” dhe se zyrtarët supozuan se balena ishte shfaqur poshtë anijes, duke bërë që ajo të përmbysej. Nëse anija do të kishte goditur mbetjet për shembull një trung do të kishte lënë një vrimë të madhe në varkën 8.5 metra, gjë që nuk ishte e dukshme. Kjo është një ngjarje tragjike që prek shumë jetë, jo më pak të të gjitha familjeve dhe njerëzve të dashur”, tha Mackle.