Gjykata e Tiranës ka vendosur masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për Marjus Demën, i cili vrau aksidentalisht me armë shokun e tij, Mehmet Qema në Tiranë. Ndërkohë, trupa gjykuese ka caktuar masën ‘arrest shtëpie’ për dy të rinjtë Frenkli Myftari dhe Xhuliano Koçi. Ndërkohë, Erlin Përkas dhe Blerim Hotit i’u është dhënë masa ‘detyrim paraqitje’.
Ngjarja e rëndë ndodhi pak ditë më parë në lagjen “5 Maji” të kryeqytetit. Të gjithë të rinjtë ishin bashkë me Qemën, ndërsa Marius Dema i cili mbante një armë pistoletë në dorë ka qëlluar, plumbi i së cilës i mori jetën shokut të tij.
Dema, u vetëdorëzua disa orë pas krimit, ndërsa para grupit hetimor tha se ishte i tronditur nga ajo që kishte ndodhur. Sipas tij, ai nuk e dinte që pistoleta kishte plumb.