Një 19-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Korçës pasi u kap me armë të ftohta.
Burime për median bëjnë me dije se shtetasit Dh. T., gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga forcat blu iu gjetën një thikë dhe 2 përforcuese grushti.
Njoftimi i policisë
Qarkullonte me armë të ftohta me vete, vihet në pranga 19-vjeçari dhe i sekuestrohen një mjet prerës (thikë) dhe 2 përforcuese grushti.
Shërbimet e Sektorit për Hetimin e Krimeve pranë DVP Korçë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Korçë, në vijim të kontrolleve intensive për rritjen e parametrave të sigurisë dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje, kanë evidentuar dhe goditur një tjetër rast.
Si rezultat, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Dh. T., 19 vjeç, banues në Korçë, për veprën penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.
Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit fizik të ushtruar 19-vjeçarit, në lagjen nr. 12, Korçë, në ambientet e një lokali, i gjetën një mjet prerës (thikë) dhe 2 përforcuese grushti, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprime të mëtejshme.