Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj është nisur për një vizitë zyrtare drejt Sllovenisë. Presidenca bën me dije se ai do të marrë pjesë në takimin e Liderëve të Procesit të Brdo-Brijunit, në Lubjanë.
Mësohet se në këtë takim do të marrin pjesë të gjithë krerët e shteteve të Ballkanit Perëndimor. Takimi i Liderëve zhvillohet në një moment kyç për paqen dhe sigurinë e Ballkanit Perëndimor. Bëhet me dije se ky takim do të fokusohet në përshpejtimin e procesit të zgjerimit të BE me vendet e Ballkanit Perëndimor.