“Përfitojnë rreth 35-40 mijë banorë”, UKT ndërhyrje në rrjetin e kanalizimeve në disa zona të kryeqytetit

Ekipi i terrenit të UKT, po punon intensivisht për rinovimin e rrjetit të kanalizimeve në Tiranë. Mësohet se është drejt finalizimit të punimeve të projektit për përmirësimin e furnizimit me ujë të zonës së Qesarakës.

Aktualisht ka përfunduar shtrimi i tubacioneve kryesorë dhe rrjeti shpërndarës. Nga ky projekt do të përfitojnë rreth 35 mijë-40 mijë banorë, për tu furnizuar 24 orë me ujë.

Ndërtimi i rrjetit të shpërndarjes dhe ndërhyrjet në linjën e transmetimit dn 400 mm, përveç synimit për shtimin e orëve të sigurimit me ujë, do të reduktojë abuzimet nga lidhjet e jashtëligjshme, humbjet në rrjet si dhe ndotjet që mund të vijnë nga rrjeti i amortizuar.

Njoftimi

Jemi në përfundim të punimeve për PROJEKTIN PËR PËMIRËSIMIN E FURNIZIMIT ME UJË TE ZONËS SË QESARAKËS (njësia administtative Dajt + njësia administrative nr 4 ).

Një nga arsyet pse ka lindur nevoja e këtij projekti është dhe kalimi i burimit të Bovillës së Vjetër në varësi të Bashkisë Kamëz, nga i cili furnizohet me ujë zona e Qesarakës. Ku me rikonceptimin e skemes kjo zonë do të furnizohet nga burimet e Shën Mërisë dhe Selitës. ( nëpermjet depos Gurore dhe depos Kinostudio).

Nga ky projekt do të përfitojnë një total prej rreth 35 mije -40 mijë banorë me ujë të pijshëm dhe me synimin e furnizimt 24 orë me ujë .

Ndërtimi totalisht i ri i rrjetit të shpërndarjes dhe ndërhyrjet në linjën e transmetimit dn 400 mm përveç synimit për shtimin e orëve të sigurimit me ujë do të redukdojë në max dhe abuzimet nga lidhjet e jashtëligjshme , humbjet në rrjet si dhe ndotjet që mund të vijnë nga rrjeti i amortizuar.

Rrjeti i ri shtrihet në zonën që kufizohet nga rrugët Myslym Keta, Shefqet Kuka( fizika berthamore), Fadil Deliu ( teleferiku) , Muhamet Deliu ( zona e thesarit ) , Dalip Topi ( pjesa lindore e kodres se priftit) , Sotir Caci në drejtim të Linzes dhe degëzimet e tyre.

Aktualisht ka përfunduar shtrimi i tubacioneve kryesorë dhe rrjetit shpërndarës dhe po punohet me pikat e takimit , montimin e valvulave të presionit , ajruesve dhe pikat e kontrrollit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *