Sezoni i ri shkollor, PL: 900 nxënës në Kamëz pa shkollë, ministrja Kushi të japë llogari

Shkolla “Ibrahim Basha” në Kamëz nuk do të hapet as këtë vit shkollor pasi nuk kanë përfunduar akoma punimet.

Një ditë para nisjes së procesit mësimor, deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, së bashku me Sekretarin Organizativ, Endrit Braimllari kanë dëgjuar nga afër shqetësimet e banorëve.

Gjatë fjalës së saj Xhixho tha se nga moshapja e shkollës penalizohen  900 fëmijë, duke shtuar se banorët janë të detyruar t’i çojnë 1 orë larg në shkolla të tjera. Më tej ajo i bëri thirrje kryebashkiakut të Kamzës Rakip Suli dhe ministres Evis Kushi që të japin llogari mbi datën se kur përfundojën punimet e shkollës.

“900 fëmijë nuk do të kryejnë procesin mësimor nesër që është dita e parë e shkollës. S’ka asnjë gjysmë të askujt që të punojë në këtë shkollë. S’ka tabelë se kur nisin dhe kur përfundojnë punimet. Prindërit i çojnë 1 orë larg fëmijët. Asnjë përgjigje, asnjë informacion se çfarë do të bëhet me këta 900 fëmijë në ditën e parë të shkollës. Koha për llogaridhënie ka ardhur. I bëj thirrje ministres Kushi se kur përfundojnë punimet. Zoti Suli nëse fëmija juaj do ishte pjesë e kësaj shkolle, çfarë do bënit?”, tha Xhixho.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *