Moti me reshje shiu do të vijojë edhe ditën e dielë. Të dielën do të ketë reshje afatshkurtër, e ndërsa moti do të jetë i freskët. Meteorologia Adiola Bani ka thënë për ‘Top Channel’ se deri në orët e pasdites së sotme, do të vijojë moti me vranësira dhe reshje shiu. Fillim java do të jetë me diell, duke sjellë edhe rritje të temperaturave.
“Reshjet e shiut do të vijojnë deri sot pasdite dhe herë pas here do të kemi pushim të tyre herë pas here, por që gjithsesi do të mbeten prezentë në gjithë territorin.
Mbrëmja na sjell përmirësim të situatës, duke bërë që të kemi kthjellime dhe reshjet do të vendosen drejt zonave lindore. Mesdita e së dielës do sjellë shira afatshkurtër, por do jenë të papërfillshme do të thosha, ndërsa fillim java mot me diell.
Moti i freskët mbetet sot gjatë gjithë ditës, ku në të gjithë vendin do jetë 23 gradë celsius, ndërsa nga mesdita e dielës dhe në vijim do kemi rritje të ndjeshme të temperaturave deri në 25 gradë celsius”.