Një rrëqebull është fotografuar në Pogradec, pranë zonës së mbrojtur Guri i Nikës.
Administrata Rajonale e Zonave të Mbrojtura Korçë përmes një postimi në ‘Facebook’, ka publikuar pamjet nga kamerat kurth që kanë filmuar një specie e cila prej kohësh nuk ishte parë në këto zona.
Sakaq shton se rrëqebulli i Ballkanit ka një përhapje të kufizuar mes Maqedonisë dhe Shqipërisë.
Postimi i plotë:
Rrëqebulli i Ballkanit fotografohet për herë të parë në zonën e mbrojtur Guri i Nikës, Pogradec.
Kamerat e kurthit të vendosura nga AdZM Korçë, bënë të mundur dokumentimin e kësaj specieje të rrallë, e cila njihet si e rrezikuar.
Falë metodave të konservimit të aplikuara në këto zona, kjo specie po vazhdon shtrirjen e habitatit të tij në territorin Shqiptarë. Rrëqebulli i Ballkanit ka një përhapje të kufizuar mes Maqedonisë dhe Shqipërisë.