Izraeli ka sulmuar me raketa ndërtesën në të cilën ndodhen zyrat e Al Jazeera dhe Associated Press dhe disa media të tjera në qytetin e Gazës. Raketat kanë shembur plotësisht ndërtesat, por ende nuk ka të dhëna për numrin e të lënduarve.
Pas paralajmërimit, pjesa më e madhe e stafit është larguar nga ndërtesa. Situate në Gaza prej ditësh nuk njeh qetësi, ku para ndërtesave të mediave ka pasur një sulm në një kamp refugjatësh. Deri tani në Gaza kanë humbur jetën të paktën 140 persona, mes të cilëve 39 janë fëmijë. Të shtunën, një sulm ajror goditi një shtëpi trekatëshe në kampin e refugjatëve Shati në Gaza, duke vrarë tetë fëmijë dhe dy gra të një familjeje.