Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është duke zhvilluar një konferencë për mediat.
Meta tha se vendi po vidhet çdo ditë dhe se qytetarët duhet të ngrihen në protestë.
Sakaq shtoi se qeveria po tregohet neglizhente ndaj arsimit, ku theksoi se PL e ka prioritet.
“Në Shqipëri korrupsioni dhe mafja ka instaluar sistemin mafioz. Shpopullimi masiv është kthyer në epidemi, mësuesit duhet të kenë paga dinjitoze. Qeveria po kthehet në promovuese e krimit dhe anti-vlerave. Shqiptarët duhet të protestojnë çdo ditë, pasi po përgatiten vjedhje të tjera. Qeveria është neglizhente ndaj arsimi, ndërsa ne e kemi prioritet. Detyra e qytetarit është të protestojë”, tha ai.