Përdoruesit e telefonave inteligjentë janë në rrezik, pasi mund të bllokohen edhe duke dërguar një mesazh të thjeshtë.
Hakërrimi i telefonit është bërë tashmë më e lehtë, pas zhvillimit të teknologjisë si dhe çdo e dhënë e juaja në lidhje me kartat e kreditit dhe debiti, emaili, ID dhe patentën mund të ‘gjurmohet’.
Priza.al sjell në vëmendje tuaj disa këshilla se si të keni kujdes nga hakërrimet dhe si të ruani të dhënat tuaja personale për të mos u bërë pjesë e planit për qëllimet dashakeqe të të huajve që fshihen pas anonimitetit të botës kaotike në internet:
- Kujdesuni se çfarë lejoni të instalohet në celularin tuaj;
- Shqetësohuni kur bateria mbaron shpejt;
- Mos klikoni në lidhje të panjohura ose të çuditshme;
- Rivendosni telefonin celular në cilësimet e fabrikës.
Nëse dyshoni se telefoni juaj është hakuar, vetëm teknikët e kualifikuar mund të japin një zgjidhje për problemin, të cilët do të pastrojnë pajisjen tonë nga softveri keqdashës.