Abetare e përbashkët Kosovë-Shqipëri, Kushi: Reflekton zhvillimin e kohës, kërkojmë ruajtjen e gjuhës shqipe

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka komentuar abetaren e përbashkët Shqipëri-Kosovë, një ditë para nisjes së vitit shkollor.

Në një konferencë për mediat, Kushi tha se kjo abetare është rindërtuar për të forcuar më tepër gjuhën shqipe.

Sakaq shtoi se të dy vendet janë duke punuar për të pasur enciklopedinë e përbashkët.

“Që nga koha e abetares së parë, brez pas brezi ky libër po lë gjurmë tek çdo njeri. Jo vetëm që na mëson shkrim e lexim, por na bën më të vetëdijshëm për vlerat e gjuhës shqipe. Kjo nuk është thjesht një abetare e re, por reflekton të gjitha zhvillimet e kohës. Ky moment është fillimi i një faze të re për të forcuar gjuhën shqipe. Falë marrëveshjeve kemi realizuar punë shumë të mira, kemi tekstin e përbashkët, të rinjtë mund të regjistrohen në kushte të barabarta, si dhe të rinjtë e dy vendeve mund të bëjnë njohjen e diplomave. Po punojmë për enicklopedinë e përbashkët. Gjuha shqipe është e konsoliduar, kemi sfida të vështira si: emigracioni, teknologjia ku sfida jonë është të bëjmë më shumë përpjekje për ta ruajtur gjuhën shqipe”, tha ajo.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *