Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kritikave për nismën për të dhuruar libra falas.
Gjatë ceremonisë së përurimit për abetaren e përbashkët, Rama tha se kjo është një politikë e cila synon edukimin e fëmijëve për t’u kujdesur për librin.
Sakaq shtoi se mësuesit duhet t’i shpjegojnë se nxënësve dhe prindërve se libri është send që i kalohet të tjerëve dhe se nuk ka kohë fikse për jetëgjatësinë, teksa paralajmëroi se ata të cilët nuk e ruajnë do përballen me një sanksion.
“Kam dëgjuar kritikat për librat që jen me cikël 3-vjeçar. Duhet kuptuar se nuk është çështje parash apo se ne nuk i përmbahemi angazhimit për t’i dhënë librat falas çdo vit. Kjo është një politikë, por jo e shpikur nga ne. Synon edukimin e fëmijëve me idenë që libri është pasuri e cila ndahet me të tjerët. Është një vlerë e cila nuk të përket vetëm ty, është send që i kalon të tjerëve. Kjo edukatë lidhet me atë që është kujdesi. Ta trajtosh me idenë se nuk e ka jetën nga koha që e lexon, duhet të jetojë përtej kohës që të duhet për të lexuar. Është e rëndësishme që kjo të thuhet, ta shpjegojnë edhe mësuesit. Ata që nuk e respektojnë po përballen me një sanksion”, tha ai.