Parodistët e Vlorës kanë bërë një rrëfim si asnjëherë më parë.
Të pyetur në lidhje me vëllezërit Romeo dhe Donald Veshaj, ata janë shprehur se kanë qenë ata ‘sebepi’ që aktorët të hynin në botën e showbizit.
Sakaq shtuan se ata ishin dy të rinj që nuk i njihte askush, ku sipas tyre ka qenë aktori Agron Llaka ai i cili i ka formuar.
“Unë kam qenë sebep që dërguam Veshajt në Tiranë, ata ishin të rinjtë fare të panjohur, Agron Llaka i formoi. Katër karaktere të ndryshme, me mision të përbashkët, për një buzëqeshje”, thanë ata.