Aksident i trefishtë në aksin Gjirokastër- Tepelenë, plagosen dy persona

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Gjirokastër-Tepelenë.

Burime për median bëjnë me dije se ngjarja është shënuar në afërsi të vendit të quajtur “Kthesa e Subashit”, ku autimjetet tip “Audi”, “Volksëagen” dhe “Ford” janë përplasur me njëra tjerën.

Mësohet se të plagosur kanë mbetur shtetasit me iniciale R. Xh., 24-vjeç dhe S. M., 21-vjeçe.

Të aksidentuarit janë dërguar për në spitalin Rajonal Gjirokastër për të marrë ndihmën mjekësore, ku fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes.

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *