Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis ka reaguar në lidhje me marrdhënien që ka me vendin tonë.
Kryeministri grek shprehet se Shqipëria duhet të lidhet me BE-në, pasi është një çështje dypalëshe.
Sakaq shton se ka biseduar me homologun e tij Edi Ramën, për mbrojtjen e minoritetit grek.
Si dhe ka konfirmuar ndërtimin e rrugës Janenë-Kakavi.
“Do të ndërtohet rruga Janenë-Kakavi, jo në masën që disa e kishin imagjinuar. Është në interesin tonë ta lidhim Shqipërinë me BE-në dhe unë rashë dakord. Ekzistojnë çështje dypalëshe. Unë kam një marrëdhënie të mirë me zotin Rama dhe është e dobishme të diskutojmë gjithçka. Minoriteti ynë duhet të mbrohet dhe këtë e kam bërë të qartë. Ka një marrëveshje fillestare për të shkuar në Hagë për ZEE-në. Unë pranoj kritika me qëllime të mira, por jo nga ata që kanë zbritur poshtë bazës për çështjet specifike. Vitin e kaluar nuk dolëm mirë dhe ndryshuam shumë. Përpjekje dhe përpjekje është investuar nga stafi shtet me parandalimin, pastrimin, planifikimin e sezonit të zjarreve. Ka pasur bashkëpunim më të mirë. Vetëm njerëzit me qëllim të keq e kuptojnë se nuk ka përparim. Ministria e Krizave Klimatike do të qëndrojë. Nuk ka vend në botë që nuk përmbytet nëse moti është ekstrem”, sqaroi ai.