Dy të rinj janë shpallur në kërkim në Vlorë, pasi kanë refuzuar postobllokun e policisë.
Burime për median bëjnë me dije se dy të rinjtë ishin duke transportuar në automjetin e tyre 8 emigrantë të paligjshëm, si dhe kur i është kërkuar të ndalojnë ata nuk kanë zbatuar urdhrin e uniformave blu.
Mësohet se shtetasit sirianë janë dërguar në komisariat, ndërsa të rinjtë ende janë në kërkim pasi kanë braktisur mjetin dhe janë larguar.