Dy të rinj u arratisën në Vorë, pasi u kapën me emigrant të paligjshëm.
Burime për median bëjnë me dije se në pranga ka rënë një prej tyre, ndërkohë që tjetri është ende në arrati.
Të rinjtë ishin duke transportuar 8 emigrantë të paligjshëm, ku u ndaluan mbrëmjen e sotme në aksin Vlorë -Babicë.
Në momentin që janë pikasuar nga policia, që të dy janë lënë makinën me sirianët në rrugë dhe janë larguar nga vendngjarja.