Beniada Nishani dhe Donald Veshaj krijuan një raport shumë të ngushtë gjatë “Big Brother VIP”. Por, pas mbarimit të formatit ata nuk janë shfaqur më publikisht bashkë, përveç rastit kur modelja ishte e ftuar në emisionin e tij “Më lër të flas”.
Por, si është raporti i tyre sot? Duket se pavarësisht se nuk janë shoqëruar me njëri-tjetrin ata kanë ende një miqësi të ngushtë. Beniada e ka mbështetur publikisht Donaldin për projektin e tij të fundit muzikor.
Teksa ka publikuar një video të videoklipit të tij në Instagram, modelja shkruan: “Këngëtari im i preferuar”. Kështu ajo u ka dhënë fund të gjitha aludimeve mbi marrëdhënien e tyre.
Beniada gjithashtu është një fanse e historisë së dashurisë Bora-Donald. Ndonëse dikur kur ishte pjesë e “Big Brother VIP” ajo ka mbështetur lidhjen e tij me Beatrix Ramosaj, modelja duket se tanimë ka ndryshuar mendim. Ajo ka deklaruar se shihte kimi mes Donaldit dhe Beatrix, por gjithmonë ka shtuar se nuk e njeh historinë e tij me Borën, të cilën e ka cilësuar si një vajzë shumë të bukur. Tashmë që formati ka mbaruar dhe aktori hodhi pas lidhjen e shkurtër me Beatrix duke u rikthyer me moderatoren, Beniada sërish po e mbështet.
Beniada dhe Donaldi kanë patur një raport shumë të ngushtë kur ishin pjesë e formatit që duket se e kanë ruajtur edhe pas daljes. Ajo ishte e ftuar në “Më lër të flas” ku një lojë që binjakët i bënë asaj dhe Megi Pojanit u komentua gjerësisht.
Në lojën në fjalë vajzat duhet të këndonin karaoke me një këngë të njohur dhe të dinin tekstin përndryshe do spërkateshin nga mikrofoni me qumësht. Gjë që u konsiderua se seksizëm nga shumë njerëz. Megjithatë, mes dy vëllezërve dhe vajzave nuk ka asnjë hatërmbetje apo pakënaqësi./Panorama