Presidenti i vendit Bajram Begaj me rastin e nisjes së vitit të ri shkollor me anë të një mesazh ka dhënë urimin e tij për nxënësit dhe arsimtarët.
Mes të tjerash Presidenti thotë se duhet t’i shndërrojmë bankat e shkollës në instrumentin që do t’i formësojë fëmijët e sotëm në qytetarë të përgjegjshëm të së nesërmes evropiane.
Postimi në Twitter:
Iu uroj nxënësve dhe arsimtarëve në të gjithë ?? një vit të mbarë shkollor. T’i shndërrojmë bankat e shkollës në instrumentin që do t’i formësojë fëmijët e sotëm në qytetarë të përgjegjshëm të së nesërmes evropiane. Suksese në rrugëtimin e përbashkët drejt dijes!