Xhani Topalli, 46-vjeç, babai i tre fëmijëve u gjet i vrarë në ishullin Rodos në Greqi më 6 shtator, i cili ishte zhdukur që prej datës 28 gusht.
Autorët e dyshuar për vrasjen e biznesmenit shqiptar në Greqi Xhani Topalli u paraqitën në gjyaktë këtë fundjavë. “Të kalben në burg”, kjo ka qenë thirrja e familjarëve të biznesmenit ndërkohë që Hotelieri 53-vjeçar dhe djali i tij, 20-vjeç të akuzuar si autorët e vrasje u lanë në burg.
Gjatë rrëfimit në gjykatë, dy të pandehurit, duke kërkuar falje në prani të avokatëve të tyre pretenduan se vdekja e 46-vjeçarit shqiptar erdhi si pasojë e një aksidenti gjatë momentit të zënkës, por nuk treguan se pse ishte një litar në qafën e viktimës.
Por ajo çka ekspertiza vërtëtoi ishte se vdekja i erdhi si pasojë e dy goditjeve të forta të marra në kokë.
Hotelieri 53-vjeçar së bashku me djalin e tij kryen vrasjen. 53-vjeçari grek e mbyti me litar, ndërsa djali i tij e ndihmoi që të fshihnin trupin.
Ata pranuan se ishin autorë të krimi të rëndë, duke treguar detaje si ndodhi ngjarja. Shkaku që i shtyu drejt vrasjes së tij ishte një borxh rreth 100 mijë euro që hotelieri grek i kishte biznesmenit shqiptar.