Pranuan vrasjen e biznesmenit shqiptar në Greqi, lihen në burg babë e bir

Xhani Topalli, 46-vjeç, babai i tre fëmijëve u gjet i vrarë në ishullin Rodos në Greqi më 6 shtator, i cili ishte zhdukur që prej datës 28 gusht.

Autorët e dyshuar për vrasjen e biznesmenit shqiptar në Greqi Xhani Topalli u paraqitën në gjyaktë këtë fundjavë. “Të kalben në burg”, kjo ka qenë thirrja e familjarëve  të biznesmenit ndërkohë që Hotelieri 53-vjeçar dhe djali i tij, 20-vjeç të akuzuar si autorët e vrasje u lanë në burg.

Gjatë rrëfimit në gjykatë, dy të pandehurit, duke kërkuar falje në prani të avokatëve të tyre pretenduan se vdekja e 46-vjeçarit shqiptar erdhi si pasojë e një aksidenti gjatë momentit të zënkës, por nuk treguan se pse ishte një litar në qafën e viktimës.

Por ajo çka ekspertiza  vërtëtoi ishte se vdekja i erdhi si pasojë e dy goditjeve të forta të marra në kokë.

Hotelieri 53-vjeçar së bashku me djalin e tij kryen vrasjen. 53-vjeçari grek e mbyti me litar, ndërsa djali i tij e ndihmoi që të fshihnin trupin.

Ata pranuan se ishin autorë të krimi të rëndë, duke treguar detaje si ndodhi ngjarja. Shkaku që i shtyu drejt vrasjes së tij ishte një borxh rreth 100 mijë euro që hotelieri grek i kishte biznesmenit shqiptar.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *