Nga mbytja e një anije në brigjet e Tunezisë mendohe të kenë mbetur të vdekur 11 persona, ndërsa 12 të tjerë janë të zhdukur.
Roja bregdetare e Tunizisë shpëtoi 14 persona pasi anija, e cila po transportonte 37 emigrantë në Itali, u fundos të martën.
Pesë trupa të tjerë u gjetën mbrëmjen e së shtunës, duke e çuar numrin e të vdekurve në 11.
Varka tuniziane u nis nga rajoni Sfax, me varkën që u fundos rreth 40 milje më tej në bregun afër Chebba, Mahdia. Vija bregdetare rreth Sfax është bërë një pikë kryesore nisjeje për njerëzit që përpiqen të kalojnë Mesdheun me shpresën për të arritur në Evropë.
Sipas agjencisë kufitare të BE-së, Frontex, ka pasur 52,000 “hyrje të parregullta” përmes rrugës qendrore të Mesdheut midis janarit dhe gushtit të këtij viti, me emigrantë kryesisht nga Tunizia, Egjipti dhe Bangladeshi.