Aksidenti i trefishtë në rrugën Tepelenë-Gjirokastër/ Transportohet drejt spitalit të Traumës në Tiranë 21 vjeçarja

21-vjeçarja Sidorela Memushi e cila mbeti e plagosur nga aksidenti i trefishtë në rrugën Tepelenë-Gjirokastër është transportuar me urgjencë drejt Tiranës për ndihmë mjekësore më të specializuar.

Burime për media pranë spitalit “Omer Nishani” në Gjirokastër treguan se  vajza kishte skalpin e kokës të dëmtuar, plagë mbi sy me hematomë dhe dëmtime të këmbëve.

Bashkë me të mbeti i plagosur edhe shoferi i mjetit, 24-vjeçari Redon Xhanari, mësohet se  gjendja e tij shëndetësore është në gjendje të qëndrueshme.

Kujtojmë se  3 automjetet po vinin drejt Gjirokastrës. Njërës prej tyre ia ka prerë rrugën një lopë. Nga frenimi i menjëhershëm i dy makinave të tjera të cilat ishin në distancë të afërt mësohet se ka ndodhur edhe përplasja me makinën e parë. Çuditërisht të plagosur kanë mbetur të rinjtë që udhëtonin me makinën e tretë, Redon Xhanari nga Gjirokastra dhe Sidorela Memushi nga Tepelena.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *