Kryeministri Edi Rama nga shkolla “Jeronim De Rada” mesazh për vogëlushët: Suksese, dhe bëni qejf edhe punë

Data 12 shtator shënoi edhe nisjen e vitit të ri shkollorë për arsimin parauniversitarë, ky viti i ri shkollorë solli edhe abetaren e unifikuar Shqipëri-Kosovë dhe futja e një lënde të re, ajo e Teknologjisë së Informimit dhe Komunikimit gjë që shënon një jap përpara për një arsim më cilësorë.

Skishte si të mungonte edhe urimi i Kryeministrit Edi Rama i cili së bashku me ministren e Arsimit, Evis Kushi dhe atë të Rinisë dhe Sporteve, Bora Muzhaqi ndodhej në shkollën “Jeronim de Rada” për t’i uruar nxënësve të klasës së parë suksese.

“Duke qenë se për herë të parë futet mësimi i teknologjisë dhe laboratorëve smart  që në klasë të parë, u pa e udhës që të fillohet me 100 nxënës për të parë si do shkojë. Më pas menjëherë do shtojmë të tjera. Siç kemi folur do shtrijmë më tutje gjithë programin e kodimit në bashkëpunim me sipërmarrjet në mënyrë që të krijojmë një shtresë të re e cila ka filluar të formësohet. Suksese, dhe bëni qejf edhe punë”- u shpreh Kryeministri Edi Rama

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *