Kombëtarja “Kuq e Zi” do të zhvillojë një miqësore ndaj kampionëve të Europës, Italisë.
Sfida do të luhet në datë 16 nëntor, e ndërsa më herët presidenti i Federatës Italiane, Gabriele Gravina u shpreh se në muajin nëntor Italia do të luajë në “Air Albania” ndaj Shqipërisë.
Të dyja kombëtaret nuk marrin pjesë në Kupën e Botës dhe me rastin që edhe klubet do të jenë pushim, kanë vendosur të organizojnë këtë miqësore.
Kjo miqësore do të jetë e dyta midis këtyre dy ekipeve, pasi e para u luajt në vitin 2014, kur kombëtarja jonë u mposht në minutën e 82-të falë golit të Okaka.
FSHF ende nuk ka një njoftim zyrtar për këtë miqësore.