Ekziston një letër e shkruar me dorë nga Mbretëresha Elizabeth II në vitin 1986, drejtuar njerëzve të Sydney-t në Australi që nuk mund të hapet për 63 vite të tjera. Mbretëresha e shkroi letrën kur ishte në tur duke vizituar Australinë dhe kjo letër qëndron në një kuti xhami në ndërtesën e Mbretëreshës Viktoria. Publiku nuk mund të afrohet për të lexuar shënimin, por vetëm Mbretëresha Elizabeth II e di çfarë është shkruar.
Ajo që dihet është që letra i drejtohet kryebashkiakut të Sydney-t të asaj kohe dhe thotë: “Përshendetje. Në një ditë të përshtatshme të zgjedhur nga ju në vitin 2085, hapeni ju lutem këtë letër dhe tregojini njerëzve të Sydney-t mesazhin tim për ta”. Po ashtu mban edhe firmën e Mbretëreshës.
Letra është shkruar pas restaurimeve të vitit 1986 në qytetin austrailan dhe në kohën kur është shkruar, data e leximit ishte pas 99 vitesh. Mretëresha ishte kryetare shteti në Australi, një post që tani do mbahet nga Mbreti Charles III. Ajo e vizitoi këtë shtet 16 herë, me vizitën e parë në vitin 1954, 2 vite pasi ishte kurorëzuar. Vizita më e fundit mbretërore në këtë vend është nga Princi Willam dhe Kate Middleton në vitin 2020.
Mbreti Charles III ka miratuar një urdhër që dita e funeralit të Mbretëreshës Elizabeth II të jetë një festë zyrtare (pushimi). Kjo ditë, që do të bëhet shumë shpejtë publike, do të jetë “Ditë Kombëtare Zie”. Mendohet se do të jetë e hëna e 19 shtatorit, dhe me shumë gjasë institucionet, dhe bizneset do të mbyllen.