‘Sot jemi si nata me ditën”/ Rama: Kemi hequr mësuesit nga kthetrat e politikës, nuk janë më skllevër

Kryeministri Edi Rama është duke mbajtur një konferencë për mediat në lidhje me rifillimin e vitit të ri shkollor.

Rama tha se vendosja e abetares së përbashkët Shqipëri-Kosovë, synohet që të përhapet në të gjithë diasporën.

Sakaq shtoi se sistemi arsimor është përmirësuar ndjeshëm dhe se mësuesit trajtohen më mirë.

Rama theksoi se PS ka larguar mësuesit nga kthetrat e politikës, duke i bërë më të pavarur.

“Të dimë se sa të aftë janë të rinjtë tanë për të folur anglisht, por është mangësi që mos të kemi sistem të njëjtë për gjuhën shqipe. Sot fillon viti i ri shkollor, kemi lajm të mirë që nis me abetaren e përbashkët. Një kontribut i gjerë ekspertesh për ta ngritur këtë proces. Futja e abetares ne kërkojmë që të shtrihet edhe në treva të tjera, po ashtu kemi diskutuar me Malin e Zi, Serbinë e më tutje me qeverinë e Kosovës për t’u përhapur në gjithë diasporën. Është një gurthemeli, por jo e gjithë ngrehina. Sot në këtë kongres besoj që është e rëndësishme të bëhet diçka që mbase të tjerët nuk e kanë dëshirën. Dikujt që duhet të jetë me fat që jeton me radio në xhep. Është e rëndësishme të kujtoni nga u nisëm, sot jemi dita me natën. Kemi shumë për të bërë, ama kur kujtoj se nuk ishte para 100 vitesh, që mësuesit ishin skllevër të politikës, ku nuk vendosnin asgjë me meritë. Mund të zgjoheshin të hedhur në një vend pune pa asnjë shpjegim. Kemi hequr mësuesit nga kthetrat e politikës, i trajtojmë gjithnjë e më mirë. Shoqëruar me vendosjen e një procesi tërësisht të pavarur”, tha ai.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *