Vdekja e Mbretëreshës Elizabeth II bën bashkë pas kaq kohësh vëllezërit dhe kunatat

Princ William dhe Kate Middleton, tashmë çifti trashëgimtar i fronit, u ribashkuan pas një kohe të gjatë me Princin Harry dhe Meghan Markle, për të mbajtur homazhe ndaj Mbretëreshës Elizabeth II.

Princat dhe bashkëshortet u panë bashkë duke nderuar gjyshen e tyre, që ndërroi jetë në moshën 96-vjeçare. Nga pamjet e paraqitjes surpizë shihet se pjesëtarët e familjes mbretërore ishin veshur me të zeza, teksa vendosin lule në pjesën e jashtme të kështjellës Windsor, aty ku kishin bërë homazhet dhe shumë persona të tjerë, me mesazhe, dedikime e buqeta.

Kujtojmë se William dhe Harry kanë pasur konflikte dhe mosmarrëveshje të vazhdueshme, sidomos pas shkëputjes së çiftit të ‘Sussex’ nga familja, ndërsa kjo është hera e parë që shihen bashkë pas disa vitesh. Sipas “Daily Mail”, hapin e parë të ribashkimit e hodhi William, i cili pyeti Harry-n nëse ai dhe Meghan dëshironin t’i bashkoheshin William dhe Kate.

Ndërkohë, dukeshat u panë duke ngushëlluar bashkëshortët e tyre në një moment kaq të vështirë, por pa pasur shumë kontakt me njëra-tjetrën. Çiftet mbretërore do të qëndrojnë në kështjellën Windsor, së bashku me pjesën tjetër të familjes, të paktën për disa ditë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *