Sulmi kibernetik ndaj TIMS/ DASH: Po punojmë me aleatët për të forcuar sigurinë e sistemeve, dënojmë Iranin

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë reaguar në lidhje me sulmin kibernetik të Iranit ndaj sistemit TIMS në vendin tonë.

Zëdhënësi i DASH, Ned Price shkruan se SHBA dënon me forcë sulmin kibeernetik, si dhe po punohet për të forcuar sigurinë e sistemeve.

Postimi i plotë:

Ne dënojmë me forcë sulmin kibernetik të 9 shtatorit kundër tonë aleatit tonë në NATO, Shqipërisë, e cila pason sulmin kibernetik të Iranit më 15 korrik. Ne do të vazhdojmë të punojmë së bashku me Shqipërinë dhe me aleatët dhe partnerët e tjerë për të forcuar mbrojtjen kibernetike dhe për të mbajtur përgjegjës aktorët keqdashës

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *