Këngëtari dhe aktori i njohur Ricky Martin, po përballet me një denoncim të dytë për sulm seksual që u paraqit të premten e kaluar. Akuzat vijnë pasi ylli paditi nipin e tij Dennis Yadiel Sánchez Martin. Sipas ‘Associated Press’, ankesa e re u paraqit ditën e premte në një rajon policie në San Juan, Porto Riko.
Megjithëse emri i personit që bëri akuzat nuk dihej, një person me inicialet A.P raportoi se ishte nipi i artistit Dennis Yadiel Sanchez Martin, kishte paraqitur denoncimin. Personi tha se ankesa nuk shkakton automatikisht një arrestim sepse incidenti i supozuar nuk është i fundit, duke shtuar se policia do të hetojë dhe përcaktojë nëse akuzat janë të justifikuara.
Ndërkohë Ricky Martin akuzon nipin e tij për zhvatje, Sanchez më parë kërkoi një urdhër ndalimi kundër Martin në korrik, por një gjykatës e pushoi çështjen pasi Sanchez pranoi nën betim se nuk ishte sulmuar kurrë seksualisht nga këngëtari. Flavia Fernandez, një zëdhënëse e Martin, përmendi se ekipi i tij ligjor është duke e vlerësuar situatën dhe nuk po jep komente publike në këtë moment.
Në një deklaratë të marrë nga ‘Deadline’, avokati i Martinit, José Andréu-Fuentes mohon akuzat ndaj artistit, i cili shprehet se: “Këto pretendime janë jashtëzakonisht fyese dhe nuk kanë lidhje me realitetin. Kur ky njeri më parë bëri akuza të ngjashme, çështja e tij ligjore duhej të tërhiqej sepse ai vetë pranoi nën betim se Ricky Martin nuk e kishte sulmuar kurrë seksualisht”.
Të enjten, avokatët e artistit ngritën një padi kundër nipit të tij, të cilin e cilësuan si “të trazuar”. Ata e akuzuan atë për zhvatje, ndjekje penale me qëllim të keq dhe dëmshpërblim. Në lidhje me të gjithë këtë ngjarje Ricky Martin ka humbur të paktën 10 milionë dollarë. Ata thanë se akuzat e Sanchez i kushtuan Martinit të paktën 10 milionë dollarë në kontrata dhe projekte të anuluara, plus 20 milionë dollarë të tjera dëmtime për reputacionin e tij.