Kongresi Kombëtari i Arsimit, Kim: Studentët shqiptarë kanë potencial të jashtëzakonshëm, politika t’i ndihmojë

Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim ka marrë pjesë në kongresin Kombëtar të Arsimit.

Kim tha se Shqipëria ka ende shumë për të bërë në lidhje me anëtarësimin në BE, ku theksoi se pikë kyçe në këtë të fundit është edhe arsimi.

Sakaq shtoi se studentët shqiptarë kanë potencial të jashtëzakonshëm në fushën e arsimit, ku shtoi se brezi i ardhshëm duhet të ngrihet.

“Shqipëria është në një fazë kritike. 31 vite më parë askush nuk e mendonte se do ishte anëtare e NATO-s.  Ju hapët zyrtarisht negociatat për anëtarësim në BE. Anëtarësimi do jetë kyç se sa shpejt do të lëvizni dhe do përparoni. Në duam t’ju shohim tërësisht të integruar në BE. Në fakt nuk ka një mënyrë më të mirë se reformat të jenë afatgjata. Brezi i ardhshëm të ngrihet, shqiptarët kanë mundësi për intershipe. Më e rëndësishme është se Shqipëria ka një të ardhme të rëndësishme, studentët kanë një potencial të jashtëzakonshëm. E rëndësishme është mënyra se si ndërlidheni me pjesën tjetër të botës. Shqipëria është një vend i jashtëzakonshëm. Është frymëzuese sesi intershipet krijojnë programe të reja”, tha ajo.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *