Godina e Ujësjellësit të Kanalizime në Pogradec është sulmuar këtë të hënë.
Burime për median bënë me dije se disa persona të paidentifikuar kanë thyer xhamat e dyerve dhe dritareve të ndërtesës, ku raportohet se kanë qenë të maskuar.
Rasti është denoncuar nga vetë banorët e fshatit Verçun, pasi kanë parë dyert e thyera. Mësohet se uniformat blu kanë sekuestruar kamerat e sigurisë, ku po punohet për të zbardhur më tepër detaje.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes.