Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka marrë pjesë në përkujtimin e ish-liderit demokrat Azem Hajdari.
Në një deklaratë për mediat Meta tha se Hajdari ishte një frymëzues i jashtëzakonshëm, kuza frymëzoi shpresë dhe besim.
Sakaq shtoi se vendi ndodhet në një kërcënim serioz për ekzistencën, ku shtoi se ka rënë numri i nxënësve.
“Eshë detyrim për të qenë këtu, ai është frymëzues i jashtëzakonshëm. Tregoi lidership të jashtëzakonshëm, duke frymëzuar shpresë e besim në përmbysjen që ndodhi falë protestës. Ndaj sot ky nderim për Azem Hajdarin. Për këtë tribum për lëvizjen e dhjetorit, ka rëndësi të madhe pasi në këto 32 vite janë vënë në diskutim arritjet. Sot në ditën e parë të shkollës numri i nxënësve ka rënë. Kemi një kërcënim serioz për ekzistencën dhe të ardhmen e vendit tonë. Ndaj është shpirti i protestës ajo që do të vendosë sovranin”, tha ai.