Një foto e një peshku ‘përbindësh’ është bërë virale, ndërsa duket se ka dhëmbë të mprehtë. Sikundër duket nga fotot e shpërndara në rrjetet sociale, peshku i ka dhëmbët transparente, e ndërsa goja është tejet e madhe, duke i krijuar mundësinë për të gëlltitur çdo gjë.
Ky peshk ka përfunduar i ngordhur në breg. Peshku i pazakontë është gjetur në Kaliforni. Krijesa e çuditshme e zezë me gojën e hapur, është gjetur e ngordhur të premten e kaluar në rërat e Lagunës Beach, një zonë të mbrojtur nga Crystal Cove State Park, sipas CNN.
Postimi përkatës në faqen zyrtare të parkut në Facebook, përfshin tre fotografi të peshkut, duke shpjeguar se është një peshk angler dhe duke sqaruar disa gjëra në lidhje me këtë specie e cila i përket rendit të peshqeve kreshtë.
Ka më shumë se 200 lloje të peshqve angler në të gjithë botën, dhe ky peshk ndoshta i përket specieve Pacific Football Fish. Vetëm femrat kanë këtë zgjatim të gjatë në kokë me gjymtyrë biofosforeshente që tërheqin pre e tyre në ujërat e errëta, në një thellësi deri në 3,000 metra.
”Dhëmbët e tyre, si copa të mprehta qelqi, janë transparente dhe goja e tyre e madhe është e aftë të thithë dhe gëlltisë pa probleme në madhësinë e trupit të tyre”, thotë në postimin e tij parku.