Dizinformimi i Top Channel për sistemin TIMS, Rama: Ne nuk gënjejmë, media po e kthyen në festë tallavaje

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me lajmin e publikuar nga Top Channel se sistemi TIMS nuk është rikthyer pas sulmit kibernetik nga Irani.

Përmes një postimi në ‘Twitter’, Rama shkruan se media është duke e kthyer informacionin në një festë për kriminelët, ku thekson se ekranet e portalet nuk duan t’ja dinë për se çfarë lexon publiku.

Sakaq shton se qeveria nuk është duke gënjyer, pasi sistemi TIMS është rikthyer në funksion.

Postimi i plotë:

Kjo s’është “Festë për kriminelët” po një festë tallavaje për ekrane e portale që s’duan t’ia dinë për publikun që i sheh e lexon, se për më shumë si psh për dinjitetin kombëtar është edhe gjynah t’iu kërkosh!Jo që s’po gënjen qeveria, po vetëm qeveria s’po gënjen në këtë mexhelis!


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *