Një shqiptar ka rënë në prangat e Policisë italiane pasi në garazhin e shtëpisë iu gjetën 100 kg drogë.
Sipas Policisë droga ishte e llojeve të ndryshme e ndarë në hashash, marijuanë dhe kokainë. Shqiptari u arrestua në flangrancë ndërkohë që Policia me anë të qenit gjeti dhe drogën e fshehur.
Në momentin që qeni anti-drogë i është afruar derës së garazhit ka nuhatur erën e fortë të drogës së fshehur brenda tij.
I arrestuari u dërgua në burgun Don Bosco në Pizë, në dispozicion të Autoritetit Gjyqësor për hetimin e mëtejshëm të çështjes. Sipas autoriteteve shqiptari dyshohet të jetë një nga krerët kryesore të një rrjeti shpërndarësish droge.