Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka vizituar ditën e sotme ambasadën britanike në Tiranë.
Me anë të një postimi në rrjete sociale, Meta ka bërë me dije se vizita e tij ishte për t’i shprehur nga afër ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Mbretëreshës Elizabeth II ambasadorit z. Alastair King-Smith.
“Sot në emër të Partisë së Lirisë, në ambientet e Ambasadës Britanike në Tiranë, i shpreha ngushëllimet Ambasadorit Britanik, Shkëlqesisë së Tij z. Alastair King-Smith, për ndarjen nga jeta të Madhërisë së Saj, Mbretëreshës Elizabeth II. Populli shqiptar do t’i jetë gjithmonë mirënjohës për mbështetjen e Saj të jashtëzakonshme ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve, sidomos në momentet më të vështira”, shkruan Meta.